Tregimi mbi nënën e 2 jetimëve që jetonin në një kasolle prej qerpiçi

Ajo ishte një grua e ve, nënë jetimësh, nuk kishte ndihmës dhe përkrahës tjetër përveç Zotit. Kujdesi më i madh për fëmijët, ishte dashura, dhembshuria dhe siguria që përpiqej tu përcjellë, jo aspekti material. Me gjithë fukarallëkun dhe nevojat, ajo manifestonte durim dhe kishte besim të madh tek Zoti, gjë e cila i kishte falur forcë dhe rezistencë.

Një natë, pasi errësira mbuloi gjithçka dhe fëmijët i kishte zënë gjumi, filloi një stuhi e madhe. Era ishte shumë e fortë dhe shiu binte me rrëmbim. Shtëpia e tyre, për të mos thënë kasollja e ndërtuar me qerpiç, ishte e hallakatur dhe me themele të dobëta. Nga frika për fëmijët e saj, nëna qëndroi e zgjuar, pa fjetur gjithë natën. I përkëdhelte, i përqafonte, i mbulonte dhe u falte ngrohtësi sa të mundej.

Ajo nuk e kishte kuptuar se njëri nga fëmijët e shihte dhe e ndiqte çfarë po bën, ndërkohë që hoqi një gjysmë qerpiçi nga muri dhe pasi futi diçka aty brenda, e ktheu sërish!

Kaluan vite dhe fëmijët u rritën, u shkolluan dhe u punësuan. Me shtimin e të ardhurave, ata blenë një shtëpi në qytet. Një vit pas vendosjes në shtëpinë e re, nëna e tyre ndërroi jetë. Tre ditë pas vdekjes së saj, pasi ishin shpërndarë njerëzit që kishin ardhur për ngushëllime, fëmijët u mblodhën kokë më kokë duke sjellë kujtimet e tyre më të bukura me nënën. Në një moment, njëri nga vëllezërit kujtohet se e ëma kishte futur diçka në murin e shtëpisë së vjetër, atë natë stuhish dhe rrebeshi.