Lute Allahun që të të bëjë ty dhe familjen tënde namazlinj..

Ajet kuranor Allahu i Madhërishëm thotë:﴾ رَبِّ اجْعَلْنِي مُقِيمَ الصَّلَاةِ وَمِنْ ذُرِّيَّتِي رَبَّنَا وَتَقَبَّلْ دُعَاءِ٤٠ ﴿ “O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet!” (Kurani, 14:40) . Thënie profetike : I Dërguari i Allahut, Muhamedi ﷺ, ka thënë:“Kur njeriu ngrihet dhe zgjon familjen e tij dhe falin dy rekate, ata shënohen në listën e atyre që e kujtojnë Allahun vazhdimisht.”[E shënojnë Ebu Davudi dhe Ibn Maxhe.]Urtësi : Tantavi, lutjen e Ibrahimit u, në ajetin e mësipërm, e komenton në këtë mënyrë: “O Zoti im, më bëj prej robërve të Tu të cilët e kryejnë namazin në kohën e vet me çiltërsi e duke qenë të përulur dhe bëj nga pasardhësit e mi të atillë që do të më ndjekin mua.”S’kam nevojë të falem, se më mjafton që gjyshin e kam pasur haxhi (!)Në Ditën e Gjykimit gjithsecili do të dalë para Allahut i vetëm për të dhënë llogari. Atij nuk do të mund t’i ndihmojë askush po qe se i ka shpërfillur urdhrat e Zotit. Profeti Muhamed ﷺ i thoshte bijës së vet, Fatimes: “Oj Fatime, shpëtoje veten nga Zjarri sepse unë nuk mund të të ndihmoj asgjë.” Atëherë, si është puna me të tjerët?!
Këshillë : Lute Allahun që t’ju bëjë namazlinj, ty dhe familjen tënde!Përgatiti: Hoxhë Jusuf Kastrati